Ilir Meta në Gjykatë: “Jam i Fortë!”

Meta nga kafazi prej xhami: Jam i fortë!

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime të drejtpërdrejta nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.

Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla me pyetjen: “President, si je? Je i fortë?”. Meta u përgjigj: “Jam mirë, jam i fortë”.

Më pas, Meta tentoi të përshëndeste mbështetësit dhe deputetin Flamur Noka, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë. Për këtë arsye, ish-presidenti u afrua pranë xhamit dhe tha: “Akustika, akustika… xhami.”

Scroll to Top