Arrestohet 40-vjeçari në Korçë për kanosje me thikë

Kërcënoi me thikë menaxherin e supermarketit, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Një 40-vjeçar u arrestua këtë të hënë nga policia e Korçës, pasi ka kanosur me thikë menaxherin e një supermarketi në qytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas informacioneve, 40-vjeçari ka pritur menaxherin e supermarketit jashtë, duke përdorur një mjet prerës, thikë, me qëllim për t’i marrë xhiron e ditës.

Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u zbuluar.

40-vjeçari është i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Scroll to Top