Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbante fjalën.
Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin, por edhe për rajonin. Ai shtoi se 20 pengje ishin kthyer në shtëpitë e tyre, duke theksuar se qiejt janë të qetë dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe.
Fjalimi i presidentit amerikan u ndërpre për disa çaste kur deputetë të parlamentit izraelit u ngritën drejt foltores. Përplasja fizike u shmang falë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe largimin e tyre nga salla.
Protesta u nxit nga një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, kërkoi rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë. Mediat lokale raportojnë se mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
“Kjo ishte shumë efektive,” tha presidenti amerikan para se të vazhdonte fjalën e tij.