Interi siguron fitore me shije të hidhur, Kivu mbledh lojtarët në dhomat e zhveshjeve
Interi arriti një fitore 2-1 kundër Kairat Almati në Ligën e Kampioneve, duke vazhduar ecurinë e tij të pathyeshme në turneun aktual. Megjithatë, ky sukses i fundit nuk u shoqërua me kënaqësi, pasi ekipi nuk tregoi dominimin e pritshëm.
Skuadra zikaltër u shfaq e përgjumur, duke u vënë në vështirësi nga skuadra kazake, e cila cilësohet si dukshëm inferiore në cilësi, përballë tifozëve të vet. Ky performancë nuk e kënaqi trajnerin Kristian Kivu, i cili menjëherë pas ndeshjes, para se të dilte për intervista, zhvilloi një mbledhje me lojtarët në dhomat e zhveshjeve.
Sipas mediave italiane, trajneri ka shprehur hapur pakënaqësinë për atë që pa në fushë, duke theksuar përgjumjen e ekipit, mungesën e dëshirës dhe “zjarrit” që kërkohet në aktivitete të tilla.
Kivu mbajti një fjalim para skuadrës, duke kërkuar një kthim në formë që në ndeshjen kundër Lazios. Vetë lojtarët dukeshin gjithashtu të pakënaqur me performancën e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse Kivu, ashtu si edhe lojtarët si Dimarko dhe Karlos Augusto, bënë autokritikë para mediave, duke pranuar se ekipi kishte “nënvlerësuar” Kairatin, diçka që nuk duhet të përsëritej me asnjë kundërshtar.
