Inzaghi fiton Kupën e Mbretit me Al Hilal

Simone Inzaghi ka fituar trofeun e tij të parë me Al Hilal, duke mposhtur Al Kholood me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Mbretit Saudite.

Al Kholood mori një epërsi të hershme falë golit të Ramiro Enrike, sulmuesit argjentinas që shënoi nga afër në minutën e katërt, pasi mposhti portierin Jasine Bono.

Al Hilal barazoi pak para pushimit me anë të Nasser Al-Daësari, i cili shënoi në minutën e 42-të. Pak çaste më vonë, Teo Hernandez realizoi golin e përmbysjes duke u shfaqur në shtyllën e largët.

Skuadra e Inzaghit tani përqendron vëmendjen te Liga Profesioniste Saudite, ku ndodhet pesë pikë pas kryesuesve të Al Nasr, përpara një takimi mes dy skuadrave të planifikuar për të martën. Al Hilal ka ende një ndeshje më pak të luajtur.

Scroll to Top