VIDEO/ Taremi ndalet nga shtylla, Irani dhe Zelanda e Re e mbyllin në “paqe” duelin e parë të Botërorit
Irani dhe Zelanda e Re janë mjaftuar me nga 1 pikë për raundin e parë në grupin G. Eli Just dy herë i dha ekipit të tij epërsinë, por iranianët barazuan dy herë. Goli i parë për Iranin u shënua nga Ramin Rezaeian, ndërsa i dyti nga një goditje e bukur me kokë nga Mohamad Mohebi.
Mehdi Taremi ishte pranë një goli, por goditi shtyllën me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës. Pas barazimit të shifrave, Iranit iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.
Pas kësaj ndeshje, Zelanda e Re ndodhet në vendin e parë, pavarësisht se të katër skuadrat e grupit janë me nga pikë të njëjta: Irani, Belgjika dhe Egjipti.
SHIKO PËRMBLEDHJEN PANORAMASPORT.AL
