Irani kundër Trumpit: Kërcënimi për armë bërthamore dhe përgjigje e ashpër

Teherani i kundërpërgjigjet Trumpit dhe kërcënon: Çdo agresion do të marrë përgjigje të ashpër

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë të bëjnë me programin bërthamor të Teherani. Trump deklaroi mbrëmjen e kaluar se, nëse Irani përpiqet të riarmatoset ose të rifillojë aktivitetet bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të “eliminojnë” të gjitha armët e tij.

Reagimi nga Teherani ishte i menjëhershëm. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, theksoi se çdo agresion ndaj vendit të tij do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër.

Në një postim në platformën X, Shamkhani deklaroi se kapaciteti raketor dhe mbrojtja e Iranit nuk janë “as të kontrollueshme dhe as të varura nga leje”. Ai shtoi se, sipas doktrinës mbrojtëse të Teherani, përgjigjet përgatiten para se kërcënimet të shndërrohen në veprime konkrete.

Deklaratat e ndërsjella vijnë në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy vendeve.

Scroll to Top