Irani: Luftë Totale me SHBA, Izrael dhe Evropë

Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë një “luftë totale” kundër vendit të tij. Ai e cilësoi fushatën e presionit kundër Teheranit si më komplekse dhe dëmtuese se lufta Iran-Irak.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që vendi ynë të qëndrojë në këmbët e veta”, theksoi Pezeshkian.

Ai shtoi se lufta aktuale është më e vështirë se lufta në Irak në vitet 1980. “Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë. Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme – ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.”

Kujtojmë se disa muaj më parë, Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme me raketa kundrejt njëri-tjetrit. Po ashtu, edhe SHBA goditi tre objekte bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan me qëllim shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi të kthejë Teheranin në tavolinën e negociatave.

Scroll to Top