Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Jordani; Amani: Rrëzuam tre raketa balistike
Irani pretendon se ka shënjestruar një bazë të përdorur nga ushtria amerikane në Jordani, si pjesë e përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Megjithatë, Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar dhe shkatërruar tre raketa balistike iraniane, të cilat hynë në hapësirën ajrore të Mbretërisë Hashemite.
Sipas autoriteteve jordaneze, raketat u rrëzuan përpara se të arrinin objektivat e tyre dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Deklarata e Amanit u bë menjëherë pas njoftimit të Teherani se kishte ndërmarrë një sulm ndaj një baze të përdorur nga ushtria amerikane në Jordani, ndërsa tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të përshkallëzohen.
