Iris Luarasi reagoi ndaj protestuesve

Iris Luarasi: Nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar pas incidentit të ndodhur pak para hyrjes së saj në Kuvend, ku u përball me disa protestues.

Në një videomesazh, Luarasi ka treguar versionin e saj për ngjarjen, duke deklaruar se është përballur me sharje dhe fyerje nga disa protestuese.

“Sot, duke hyrë në Parlament, disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kisha përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, por sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur gratë.

Më thirrën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që dhunojnë vetë verbalisht një grua. Kjo është vërtet ironike, por edhe për të ardhur keq”, tha ndër të tjera Luarasi.

Scroll to Top