Titulli: Italia drejt “play-off”-it, Milano nuk sjell më fat
Humbja e rëndë ndaj Norvegjisë e ka kthyer Italinë sërish në ankthin e “play-off”-it për Botërorin e ardhshëm në SHBA dhe Kanada. Pas rezultati 3-0 në Oslo dhe një tjetër mësimi të hidhur në stadiumin “San Siro” nga kundërshtarë si Haland me shokë, rruga drejt kualifikimit është bërë më e ngushtë se kurrë.
Statistikat nga “Scala del Calcio” janë të qarta: vetëm 3 fitore në 13 ndeshje të luajtura gjatë 20 viteve të fundit, një përqindje prej 23% që tregon se Milano nuk është më një vend i favorshëm për fitore për kombëtaren italiane. Nga Franca te Gjermania e Spanja, deri te Suedia në vitin 2017, shumë kundërshtarë, pavarësisht forcës së tyre, kanë dalë të pamposhtur nga stadiumi “Meazza”.
Më tej, humbja e marsit në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë e ka vendosur Italinë në një grup të vështirë me Norvegjinë si fituese. Tani fati i Italisë do të vendoset në dy ndeshje të vetme, me gjysmëfinalen që do të luhet në shtëpi.
Duke parë historinë e fundit, zgjedhja e një stadiumi tjetër mund të ishte një vendim i mençur, për të shmangur presionin dhe “mallkimin” e stadiumit “San Siro”. Italia ka nevojë për qetësi, besim dhe ndoshta pak fat, për të mos rrezikuar dështimin e tretë radhazi në Botëror.
