Italia shpallet vendi me shoferët më agresivë në botë, 23% e shoferëve përjetuan manovra të pamatura
Italia, e njohur globalisht për artin, peizazhet mbresëlënëse dhe gastronomisë e nivelit të lartë, duket se ka një sfidë të madhe kur bëhet fjalë për kulturën e ngarjes së automjeteve. Një sondazh i fundit global, kryer nga platforma e marrjes së makinave me qira Discovercars.com, e rendit Italinë si vendin me shoferët më agresivë në botë.
Të dhënat e anketës tregojnë se rreth 23% e të anketuarve raportojnë se kanë përjetuar sjellje të çrregullta ose të pamatura gjatë drejtimit të automjetit në rrugët italiane.
Në vendin e dytë të këtij klasifikimi renditet Mbretëria e Bashkuar, me 11% të votave, ku qyteti i Londrës u identifikua si një nga vatrat kryesore të agresionit në timon.
Klasifikimi i vendeve kryesore sipas agresivitetit në drejtim është si më poshtë:
- Italia: 23%
- Mbretëria e Bashkuar: 11%
- SHBA: 9%
- Franca dhe Australia: 5% secila
- Spanja dhe Turqia: 4% secila
Sondazhi ka analizuar gjithashtu veprimet që shkaktojnë më shumë shqetësim te drejtuesit e mjeteve në nivel global. Mospërdorimi i sinjalit rezulton të jetë problemi kryesor për shumicën e shoferëve:
- Mosdhënia e sinjalit gjatë kthesave: 56%
- Ngarja e shpejtë e automjetit: 46%
- Ngarja e ngadaltë në korsinë e parakalimit: 43%
- Frenimi i papritur: 20%
Në një analizë tjetër të mëparshme, të kryer nga kompania e shërbimeve financiare Remitly mbi sjelljen e përgjithshme të mirësjelljes, italianët rezultuan sërish me një performancë jo shumë të lartë. Ata u renditën në vendin e 24-t nga 25 vende të analizuara, duke lënë pas vetëm Austrinë. Japonia kryeson tabelën për mirësjelljen e përgjithshme, ku përkulja ende konsiderohet si një shenjë e lartë respekti, e ndjekur nga Kanadaja në vendin e dytë dhe Mbretëria e Bashkuar në të tretin.
Ndryshe, kur të anketuarve iu kërkua të vlerësonin vetveten për nivelin e respektit ndaj të huajve, qytetarët e Brazilit dhe Kilit u cilësuan si më të sjellshmit në botë, me një vlerësim mesatar prej 9.46 nga 10. Ata pasohen nga India (9.41), Suedia (9.40) dhe Franca (9.40). Japonnezët, nga ana tjetër, dhanë vetes një nga vlerësimet më të ulëta (8.73/10), pavarësisht vlerësimit të lartë që marrin nga të tjerët.
