Ushtria izraelite ka konfirmuar se një marrëveshje armëpushimi ka hyrë në fuqi, pasi trupat janë tërhequr në linjat e paracaktuar.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se trupat kanë filluar të pozicionohen përgjatë linjave të reja të vendosjes duke filluar nga mesdita, sipas kohës lokale.
Sipas deklaratës, “trupat e IDF-së në Komandën Jugore janë vendosur në zonë dhe do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershëm”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) aktualisht kontrollojnë 53% të Rripit të Gazës, shumica e të cilave janë jashtë zonave urbane.