Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve nga disa fshatra në Liban
Forcat ushtarake izraelite kanë njoftuar se do të kryejnë sulme kundër Hamasit dhe Hezbollahut, duke urdhëruar kështu evakuimin e banorëve nga disa fshatra libanezë.
Fshatrat e prekura nga urdhri i evakuimit janë:
- Hamara
- Ain al-Tineh në Luginën Bekaa
- Kfar Hatta
- Aanan në Libanin Jugor
Zëdhënësi i Ushtrisë, Avishai Andrae, u ka bërë thirrje banorëve të mos qëndrojnë në këto zona për të shmangur rrezikun. Ai u shpreh në platformën X: “Mos qëndroni në këto zona sepse do të vendosni veten në rrezik”.
