VIDEO/ Asist nga ish-ylli i Barcelonës, Jasir Asani shënon në Champions League aziatik
Jasir Asani ka shënuar për skuadrën e Esteghlal në Champions League aziatik. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dyfishoi shifrat, duke ndihmuar skuadrën iraniane që të mbyllë pjesën e parë në avantazh 2-0 kundër Al Uehdat.
Asistin për golin e Asanit e ka dhënë Munir El Hadadi, ish-futbollist i njohur i Barcelonës.
Për Esteghlal, fitorja në këtë ndeshje është thelbësore. Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, ky është i vetmi shans për të ruajtur shpresat për kualifikim.
Goli i Jasir Asanit: ( ) PANORAMASPORT.AL
