A do të miratohet Jon Keta si drejtori i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Brenda javës së ardhshme pritet të bëhet publik emri i drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes për këtë pozicion dhe, pas përfundimit të konkursit, Jon Keta është shpallur kandidati fitues.
Sipas procedurës standarde, propozimi për emrin e tij tani do t’i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për votim.
Në këtë kuadër, KLP ka caktuar datën 9 dhjetor, në orën 11:00, për të zhvilluar mbledhjen ku do të diskutohet dhe votohet emri i drejtorit të ri të BKH-së.
Sipas rregullores, KLP do të vendosë nëse miraton propozimin e SPAK për emërimin e Jon Ketës në krye të BKH-së për një mandat 5-vjeçar. Keta fitoi në garë kundër 7 kandidatëve të tjerë.
