Joni Keta është zgjedhur drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimin e BKH-së. Joni Keta, i cili më parë shërbente si zëvendësdrejtor i BKH-së, u zgjodh në krye të këtij institucioni, të cilin e quajnë edhe “FBI-ja shqiptare”, me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar në drejtimin e BKH-së, duke marrë postin pas Aida Hajnajt. Ai gjithashtu ka mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit.
Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë kanë qenë gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë.
BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtua gjatë mandatit të saj të parë nga Aida Hajnaj.
