Kandidatët më të votuar në Kosovë: Rezultatet e zgjedhjeve

Kush janë kandidatët më të votuar për deputetë në Kosovë?

Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po numëron votat për kandidatët për deputetë që nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 91% e tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45% e gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më poshtë mund të shihni pesë kandidatët më të votuar nga secila parti, ndërsa numërimi po shkon drejt përfundimit:

  • Lëvizja Vetëvendosje:
    • Albin Kurti: 320.038 vota
    • Glauk Konjufca: 247.805 vota
    • Albulena Haxhiu: 130.304 vota
    • Hekuran Murati: 129.206 vota
    • Donika Gërvalla: 103.047 vota
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
    • Bedri Hamza: 143.253 vota
    • Arian Tahiri: 63.520 vota
    • Përparim Gruda: 58.299 vota
    • Uran Ismaili: 47.763 vota
    • Sala Jashari: 40.212 vota
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
    • Lumir Abdixhiku: 72.728 vota
    • Hykmete Bajrami: 45.408 vota
    • Ukë Rugova: 39.995 vota
    • Avdullah Hoti: 36.108 vota
    • Doarsa Kica Xhelili: 35.289 vota
  • Lista Serbe:
    • Sllavko Simiq: 21.326 vota
    • Igor Simiq: 20.215 vota
    • Liljana Stefanoviq: 19.564 vota
    • Millan Kostiq: 16.374 vota
    • Nemanja Bishevac: 16.140 vota
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
    • Ramush Haradinaj: 37.488 vota
    • Daut Haradinaj: 22.226 vota
    • Besnik Tahiri: 22.159 vota
    • Bekë Berisha: 16.284 vota
    • Agim Çeku: 15.015 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do të ketë 56 ulëse në Kuvend, e ndjekur nga PDK me 23, LDK me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK me 6. Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deritanishëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.

Scroll to Top