Kaosi rikthehet në segmentet e rrugës nacionale Elbasan–Librazhd, duke arritur deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës.
Që prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve në të dyja drejtimet ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme.
Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, jo vetëm për shkak të shtimit të numrit të automjeteve në qarkullim, por edhe për faktin se disa segmente kyçe të rrugës janë përfshirë në punimet për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit.
