Kapelo kritikon Spaletit për komentet publike

Kritikat ndaj Jildiz dhe Lokatelit, Kapelo i drejton gishtin Spaletit: Nuk ishte e nevojshme ta bëje para mediave

Ish-trajneri i njohur, Fabio Kapelo, foli në një intervistë për Gazzetta dello Sport pas humbjes 2-1 të Juventusit kundër Napolit. Ai vlerësoi se Juventusi po luan ngadalë dhe se Spaleti ende nuk ka arritur t’i vërë lojtarët e tij në lëvizje të shpejtë, duke shtuar se topi lëviz ngadalë dhe nuk është shumë vertikal.

Duke iu referuar periudhës së shkurtër të Spaletit në drejtimin e ekipit, Kapelo tha: “Ai sapo ka ardhur, po përpiqet të bëjë gjëra, të ofrojë ide dhe t’i japë ekipit më shumë personalitet.”

Mbi ndeshjen kundër Napolit, Kapelo analizoi: “Ndoshta ai ishte pak i kujdesshëm ndaj ekipit të Kontes dhe, duke e ditur forcën e mesfushës së tyre, donte të luante pa një qendërsulmues.” Ai shtoi se Spaleti po përpiqet të gjejë zgjidhje dhe pas tre fitoreve radhazi, ndoshta donte të merrte pikë, duke theksuar se ndryshimi midis dy ekipeve ishte i qartë.

Megjithatë, sjellja e Spaletit nuk i pëlqeu shumë Kapelos, sidomos kur ky i fundit kritikoi performancat individuale të Jildiz dhe Lokatelit. “Sipas mendimit tim, është një analizë që duhej të ishte bërë dje kur shqyrtuam ndeshjen me lojtarët,” theksoi Kapelo, duke shtuar: “Nuk kishte nevojë ta thonte para medias.”

Ai vazhdoi: “Mendoj se të gjithë kërkojmë më shumë nga lojtarët tanë, por tani për tani është e vështirë të thuhet kjo për Jildiz… Ndoshta ai donte t’i shtynte ata, por edhe ajo ndjenjë faji ndaj Lokateli më dukej pak e fortë,” pranoi ai.

Scroll to Top