Lorent Tolaj mbyll sezonin me 22 gola në Angli

VIDEO/ Shqiptari protagonist në Angli, mbyll sezonin me 22 gola

Plymouth e ka mbyllur sezonin në “League One” me një fitore 2-3 kundër Northampton. Protagonisti kryesor i përmbysjes së rezultatit, pas disavantazhit fillestar, ishte sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj. Ai jo vetëm që shënoi një gol, por gjithashtu asistoi për të barazuar rezultatin në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Tolaj e ka mbyllur një sezon të shkëlqyer me Plymouth. Ai ka shënuar plot 18 herë dhe ka dhënë tetë asistime në kampionat. Kjo performancë e rendit atë të katërtin në listën e golashënuesve dhe të dytin për sa i përket kontributit total (gola+asistime).

24-vjeçari, i cili ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës, ka të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë. Për futbollistin e lindur në Zvicër, pritet të ketë oferta për një ndryshim klubi gjatë merkatos së verës.

Krahas kontributit në kampionat, Tolaj ka shënuar edhe katër gola të tjerë në “EFL Trophy”, duke e çuar totalin e tij sezonal në 22 gola. Ai ishte gjithashtu lojtari më produktiv i Plymouth, ekip që nuk arriti të ngjitej në Championship.

Pamjet e golit dhe asistimit të Tolajt janë të disponueshme.

BURIMI: EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top