Emiri i Katarit, vendi i të cilit ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, ka akuzuar sot Izraelin se vazhdon ta shkelë atë. Deklarata vjen pas një serie sulmesh vdekjeprurëse izraelite kundër Hamasit në enklavën palestineze.
“Ne përsërisim dënimin tonë për të gjitha shkeljet dhe praktikat izraelite në Palestinë, veçanërisht transformimin e Rripit të Gazës në një zonë të papërshtatshme për jetën njerëzore dhe vazhdimin e shkeljeve të armëpushimit”, theksoi Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani në fjalimin e tij vjetor para Këshillit Legjislativ në Doha.
