Këshilli i Lartë i Prokurorisë voton për kreun e BKH nesër

Nesër vendoset: A do të jetë Jon Keta kryetar i ri i BKH-së?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet nesër në orën 11:00 për të votuar për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Keta, i cili aktualisht mban postin e zëvendësdrejtorit të Byrosë, është propozuar nga SPAK si drejtuesi i ri i BKH-së.

Komisioni i Posaçëm i SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, pas një periudhe katërmujore verifikimesh dhe intervistimesh, ka propozuar Joni Ketën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ky komision e zhvilloi procesin nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për 7 kandidatë, mes të cilëve 4 efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror.

Në garë për kreun e BKH-së ishin: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Scroll to Top