“`html
KFC, ritmi urban, shija që na bashkon
Ushqimi shpesh herë bëhet pjesë e ritmit tonë të përditshëm, duke u kthyer në më shumë se një nevojë. Mund të jetë një ndalesë e paplanifikuar me miqtë, një mbrëmje që zgjatet më shumë seç pritet, apo momenti kur keni dëshirë të porosisni nga shtëpia dhe të shijoni vakëtin vetëm. Edhe në nxitimin e punëve, kur gjeni ushqimin e duhur që përmirëson humorin e ditës, siç ndodh në një drive-thru, ushqimi merr një tjetër dimension.
Në ditët festive, si ato të fundvitit, ritmi i jetës bëhet edhe më euforik dhe kërkon gjithnjë e më shumë zgjedhje dhe shije për t’u ndarë me miqtë dhe familjarët. Stacioni ku mund t’i gjeni të gjitha ritmet dhe shijet e ditës është gjithmonë pranë: është KFC, jo thjesht si një ndalesë, por si pjesë e përvojës urbane.
Për këtë arsye, Santa Bucket erdhi si paketimi i ri festiv, jo vetëm si një bollëk në tavolinë, por edhe si një ftesë për të ndarë me të tjerët. Për t’u ulur bashkë, për të folur, për të qeshur pa plan. Shijet ikonike janë rikthyer. Dirty Louisiana është aty për ata që e dinë çfarë kërkojnë. Criss Cuts janë bërë zgjedhja gjithnjë e më e preferuar. Ndërsa “Bucket for One” është për ditët kur jeni vetëm dhe dëshironi thjesht të qetësoheni.
Në evente, mes muzikës, lëvizjes dhe njerëzve që ndalojnë jo vetëm nga aroma, por edhe nga atmosfera, KFC po ofron gjithnjë e më shumë stilin e jetesës (lifestyle) të dëshiruar në qytet. Me produkte të shijshme dhe cilësore, me shërbime gjithnjë e më të avancuara sipas teknologjisë së fundit (drive-thru dhe kioska dixhitale), duke qenë gjithmonë në sfidë me kohën që gjithçka të ofrohet sa më shpejt tek konsumatori.
Siç e ka theksuar dhe Fatmir Zymberi: “Ushqimi i shpejtë nuk do të thotë që bëhet shpejt, por që klienti të mos presë. Asgjë nuk vjen gati. Çdo gjë përgatitet në restorantet tona, me një kujdes dhe sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë, për klientin.”
Presidenti i KAN, i cili pas KFC në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ka marrë së fundmi në pronësi edhe KFC në Shqipëri, ka si qëllim rritjen e mëtejshme të standardeve dhe zgjerimin në pika të tjera, në Tiranë dhe Shqipëri, që KFC të shkojë gjithnjë e më pranë konsumatorit.
Filozofia e Zymberit, për të garantuar sukses të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve, është e qartë. “Më e rëndësishmja për mua është respekti ndaj punonjësve. Mbi 80% e bashkëpunëtorëve të mi kanë nisur nga zero, e duan çdo ditë punën që bëjnë dhe synojnë të rriten gjithnjë e më shumë.”
Një ekip i motivuar ofron, bashkë me produktet, më shumë dashuri në shërbim, duke e bërë kështu KFC stacionin e preferuar, në rrjedhën e ritmit urban.
“`
