Kina reagoi ashpër ndaj zhvillimeve në Venezuelë, duke kërkuar respektimin e ligjit ndërkombëtar.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, Kina dënoi veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.
“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, thuhet në një postim në X nga zëdhënësi i ministrisë.
Ai shtoi: “Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës, dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë.
Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”.
