Klani shqiptar trafikoi 1.3 ton kokainë në Itali, dalin emrat e 24 të dyshuarve
Zbardhen emrat e 24 personave të përfshirë në një rrjet trafiku kokaine. Për 21 prej tyre, Gjykata e Breshias ka caktuar masën e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Të dyshuarit akuzohen si anëtarë të një klani që ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë.
Masat e arrestit në burg janë caktuar për:
- Vincenzo Bruno
- Arlin Buzali
- Donald Cala
- Gazmend Ferhati
- Elton Gjegja
- Adriatik Hasa
- Erion Kapidani
- Oltion Lala
- Asti Llupi
- Denis Myftiu
- Altin Shehaj
- Gazmend Shehu
- Bledin Doci
- Elvis Doci
- Juljan Hyka
- Eduart Leba
- Gentian Shaba
- Ogert Shqevi
- Denis Tafili
- Indrit Tafili
- Klodian Vata
Ndërsa masën e “arrestit në shtëpi” e kanë marrë:
- Giuseppe Iorio
- Erald Salla
- Enkeleid Tirjaku
Dhjetë nga masat e lëshuara nga Gjykata e Breshias janë ekzekutuar, 3 prej të cilave në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK, në vendin tonë janë kapur Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme bën me dije se në Shqipëri ndodhen edhe 3 persona të tjerë, pjesë e grupit për të cilin Gjykata e Breshias ka lëshuar masë.
