KLP cakton datën e intervistave për kreun e SPAK

Kush do të drejtojë SPAK-un pas Dumanit? KLP cakton datën e intervistave

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se më datë 11 Dhjetor, në orën 9:00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët për kreun e ri të SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Sipas KLP, intervistimi do të zhvillohet sipas rendit alfabetik me kandidatët. Pas kësaj faze, institucioni do të vijojë procedurat e radhës për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në garë për drejtimin e SPAK janë katër prokurorë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Scroll to Top