Komandanti i Gardës në GJKKO për Sigurinë

Komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Lartë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për një takim dhe inspektime me kryetarin e Gjykatës, Erion Bani, lidhur me gjendjen e sigurisë.

Ky veprim vjen një ditë pas kërkesës së Bani-t në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve për inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave.

Gjatë takimit, u theksua nevoja për të evidentuar të gjitha problematikat, duke përfshirë edhe pyetjen e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që ata mund të hasin gjatë ushtrimit të detyrës.

Leave a Comment

Scroll to Top