Kombëtarja U-21: Listë e lojtarëve për miqësoret me Slloveninë e Italinë

ZYRTARE: Shqiptari i fundit nën urdhrat e trajnerit Maran, publikohet lista e ekipit U-21 për ndeshjet miqësore

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 25 lojtarët e grumbulluar për Kombëtaren U-21, e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.

Një nga risitë e listës është rikthimi i Zylyf Muçës, i cili më parë ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran gjatë kohës kur aktivizohej në Itali. Gjithashtu, dy lojtarë të rinj i bashkohen për herë të parë Kombëtare U-21: portieri Klevi Totoshi nga AF Elbasani dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet me skuadrën e Molde në Norvegji.

Ndeshja e parë miqësore do të luhet kundër Sllovenisë U-21 të premten, më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”.

Ndërsa sfida e dytë do të jetë kundër Italisë U-21, të hënën, më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.

Më poshtë është lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:

  • Portierë: Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho
  • Mbrojtës: Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani
  • Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili
  • Sulmues: Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top