Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër nga Prokuroria

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Dasho Alikos në Gjirokastër

Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar pasuri në vlerë 3 milionë euro, në pronësi të Dasho Alikos. Sipas hetimeve të zhvilluara, këto pasuri rezultojnë të përfituara nëpërmjet burimeve të paligjshme. Dasho Aliko është anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në zonën e Gjirokastrës.

Pasuritë e konfiskuara për llogari të shtetit përfshijnë:

  • 7 truall
  • 1 arë
  • 1 banesë
  • 1 karburant
  • 1 ndërtesë
  • 1 lokal
  • 3 magazina
  • 1 gurore
  • 1 nyje betoni

Në njoftimin e Prokurorisë së Gjirokastrës sqarohet se pasuritë, të cilat nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, janë konfiskuar me kërkesë të Prokurorisë.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u konfiskuan tre milionë euro pasuri të shtetasit D.A., i cili nga hetimet rezultoi se nuk kishte burime të ligjshme për krijimin e tyre. Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019.

Pasuritë e konfiskuara janë:

  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m², me vendndodhje në qytetin Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m² dhe ndërtim 23 m² me vendndodhje në Lazarat, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m² me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m² me vendndodhje në Grehot, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m² me vendndodhje në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Banesë” me sipërfaqe 120 m² ndërtim, dhe pasuria e llojit “Sipërfaqe sheshi” 600 m² me vendndodhje në Lazarat.
  • Pasuria e llojit “Karburant” me sipërfaqe 148 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe” me sipërfaqe 69 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Lokal” me sipërfaqe 94 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 437 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 98 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Magazinë” me sipërfaqe 542 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Vendroje” me sipërfaqe 5 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Nyje betoni” me sipërfaqe 55 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta” me sipërfaqe 424 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 2224 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1608 m² me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm, nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Scroll to Top