Israel Katz: Fundi i konfliktit me Iranin është ende shumë larg
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se fundi i konfliktit me Iranin është ende shumë larg, gjatë një aktiviteti të mbajtur në Jerusalem.
“Nëse Irani sulmon Izraelin, do të përballet me një goditje shkatërruese, sikurse ndodhi disa ditë më parë”, theksoi Katz, duke shtuar se forcat e armatosura izraelite janë gati të ndërmarrin sulme “me forcë të madhe”.
Pas sulmeve izraelite të dielën në periferitë jugore të Bejrutit, një zonë e konsideruar si bastion i Hezbollahut libanez, Irani qëlloi me raketa drejt Izraela për herë të parë që nga hyrja në fuqi e një armëpushimi të brishtë. Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur sulme ajrore ndaj Iranit. Të hënën, palët ndërluftuese njoftuan një armëpushim.
Ushtria izraelite konfirmoi të hënën se një bazë ajrore pranë Haifës ishte goditur nga sulmet me raketa iraniane, por njoftoi se nuk kishte viktima dhe se dëmet ishin të pakta.
