Historia e konfliktit Trump-Maduro: Si arriti në këtë pikë?
Shtetet e Bashkuara kryen një sulm kundër Venezuelës, duke filluar me disa baza ushtarake. Bombardimet nisën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga autoritetet venezueliane, të cilat akuzuan drejtpërdrejt SHBA-në për këto sulme. Këto sulme vijnë mes tensioneve të forta mes dy vendeve lidhur me luftën kundër trafikut të drogës.
Presidenti Trump më herët në deklaratat e tij kishte paralajmëruar Nicolas Maduron dhe e kishte akuzuar atë për trafikun e drogës. Në fillim të vitit 2025, Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione në Amerikën Latine. Deri atëherë, Shtetet e Bashkuara ishin kufizuar zyrtarisht në sulme në det kundër trafikantëve të dyshuar të drogës, duke shkatërruar që nga shtatori mbi 30 anije në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor Lindor, dhe duke vrarë rreth tetëdhjetë persona në sulme (dy të fundit natën e kaluar).
Sulmi me dron në territorin venezuelian thuhet se shkatërroi një mol dhe disa anije të ankoruara, pa shkaktuar viktima. Sipas një burimi anonim të cituar nga CNN, bëhej fjalë kryesisht për një sulm simbolik, “sepse është një nga shumë strukturat portuale që përdoren nga trafikantët që nisen nga Venezuela”. Sipas qeverisë amerikane, këto mole përdoren nga banda venezueliane Tren de Aragua për të magazinuar drogë dhe për ta transferuar në anije për dërgesën e mëtejshme drejt SHBA-ve ose Europës.
Tensionet SHBA-së dhe Amerikën Latine
CIA dhe përgjithësisht shërbimet e inteligjencës amerikane kanë një histori të gjatë ndërhyrjesh, më shumë ose më pak të fshehta, në Amerikën Latine. Gjatë dy shekujve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kryer herë pas here operacione ushtarake në këtë nënkontinent, të cilin për një kohë të gjatë e konsideronin “oborrin e shtëpisë së tyre”.
Që nga fundi i shekullit të 19-të, kur Uashingtoni nisi “Luftërat e Bananeve”, një seri ndërhyrjesh ushtarake në Amerikën Qendrore për të mbrojtur interesat e kompanive amerikane që vepronin në rajon. Pika e nisjes ishte “doktrina Monroe”, nga emri i presidentit të atëhershëm James Monroe, i cili në 1823 deklaroi për herë të parë se “Amerika është për amerikanët”, duke paralajmëruar fuqitë europiane të shmangnin ndërhyrje në zonën e tij të ndikimit.
Në 1904, me “korrollarin Roosevelt”, nga emri i presidentit Theodore, Shtëpia e Bardhë kërkoi “të drejtën për ndërhyrje” në çështjet e brendshme të vendeve latino-amerikane. Theodore Roosevelt ishte figurë kyçe në luftën spanjollo-amerikane (1898) në Kubë: ai udhëhoqi vullnetarët “Rough Riders” në Santiago, duke arritur një fitore vendimtare në San Juan Hill, që solli pushtimin e ishullit nga amerikanët, rënien e perandorisë koloniale spanjolle dhe ngritjen e SHBA-së si fuqi botërore.
Ndërhyrja pushonte nën presidencën e Franklin D. Roosevelt, i cili në 1934 futi “Politikën e Mirëpritjes së Fqinjësisë”, duke u angazhuar të mos pushtonte apo ndërhynte në punët e brendshme të vendeve latino-amerikane. Por kjo “armëpushim” u shkel gjatë Luftës së Ftohtë, kur për të parandaluar zgjerimin e ndikimit sovjetik, Uashingtoni financoi shumë operacione, kryesisht të koordinuara nga CIA, e themeluar në 1947, për të rrëzuar liderët e majtë të zgjedhur në rajon.
- Nën presidencën e Dwight Eisenhower, në 1954 CIA mbështeti grushtin e shtetit kundër presidentit të zgjedhur të Guatemalës, Jacobo Arbenz Guzmán.
- Pesë vjet më pas, CIA hartoi një plan për të trajnuar emigrantët që të pushtonin Kubën për të rrëzuar Fidel Castron.
- Nën presidencën e John F. Kennedy, në 1961 urdhëroi Pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave në Kubë.
- Në vitet gjashtëdhjetë, CIA financoi grupet antikomuniste që çuan në grusht shteti në Brazil (1964) dhe Ekuador (1963).
- Operacione të ngjashme u zhvilluan në Bolivi, në vitet 1964 dhe 1971.
- Në vitet shtatëdhjetë, me “Operacionin Condor”, CIA mbështeti regjime brutale dhe vrasëse.
- Në Kili, financoi forcat puçiste që rrëzuan në 1973 presidentin e majtë Salvador Allende.
- Në 1975, CIA mbështeti hapur diktaturat ushtarake të djathta në gjashtë vende latino-amerikane përmes një rrjeti transnacional të quajtur Operacioni Condor. Qëllimi ishte shtypja e disidentëve politikë, përfaqësuesve të majtë dhe simpatizantëve komunistë.
- Ndërhyrjet e SHBA dhe CIA-s vazhduan gjatë viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, veçanërisht në Amerikën Qendrore. Për shembull, gjatë luftës civile në Salvador (1980-1992), Batalioni elitë Atlacatl kreu një masakër në fshatin El Mozote.
- Në 1983, SHBA vendosi për pushtimin ushtarak të Grenadës.
- Gjashtë vjet më vonë, u zhvillua Operacioni Just Cause: pushtimi i Panamasë dhe kapja e diktatorit Manuel Noriega.
