Koreja e Veriut: Parada ushtarake me raketa të reja

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, organizoi një paradë madhështore ushtarake për të shënuar 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve, duke demonstruar fuqinë ushtarake të vendit dhe ambiciet bërthamore të regjimit.

Në paradën e mbajtur të premten, u prezantua raketa më e avancuar balistike ndërkontinentale e vendit – Hëasong-20, që sipas agjencisë shtetërore KCNA, përshkruhet si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” që zotëron Koreja e Veriut.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e disa prej aleatëve më të afërt të Penianit. Në tribunën qendrore, përkrah Kim Jong Un ishin Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam. Përfaqësues të tjerë të huaj ndoqën paradën nga tribuna dytësore.

Raketa Hëasong-20 është pjesë e serisë së armëve balistike që, sipas analistëve, i japin Koresë së Veriut mundësinë për të shënjestruar çdo pjesë të territorit të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, mbeten dyshime mbi aftësinë e sistemit të saj të drejtimit dhe qëndrueshmërinë e kokës bërthamore gjatë rihyrjes në atmosferë.

Sipas Ankit Panda, ekspert nga Instituti Carnegie për Paqe Ndërkombëtare në SHBA, Hëasong-20 përfaqëson kulmin e ambicieve bërthamore të Penianit dhe mund të jetë projektuar për shpërndarje të shumëfishtë të kokave luftarake, duke shtuar presion mbi sistemet e mbrojtjes raketore të SHBA-së.

Leave a Comment

Scroll to Top