Kosova zgjedh Presidenten e re: LVV propozon dy kandidate

Seanca në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje reagon: Nisëm procedurën për Presidentin e ri

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mungesë të propozimeve nga partitë opozitare, LVV ka vendosur të propozojë dy aktiviste për postin e presidentes së vendit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Ajo shtoi se doktoreshë Feride Rushiti ka marrë mbështetjen e nevojshme të deputetëve, duke siguruar 63 vota në raundin e parë të votimit.

“Ftoj të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën e nesërme për të mundësuar zgjedhjen e presidentes. Sa më përket mua, nuk ka asnjë hezitim në raport me personalitetin e figurës së doktoreshës Feride Rushiti”, tha Nagavci pas seancës së jashtëzakonshme.

E pyetur rreth fillimit të votimit pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, Nagavci sqaroi se për nisjen e seancës ishin të pranishëm mbi 60 deputetë.

Ajo refuzoi të komentojë çështjet kushtetuese lidhur me mbajtjen e seancës për votimin e presidentit pa kuorumin e plotë, ndërsa njoftoi se seanca do të vazhdojë të martën në orën 10:00.

Scroll to Top