Kremlini kundërshton armëpushimin për Krishtlindje, synon një marrëveshje paqeje
Moska ka hedhur poshtë kërkesat për një armëpushim në Ukrainë gjatë periudhës së Krishtlindjes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi: “Ne duam paqe, jo një armëpushim që do t’i mundësojë Ukrainës të marrë një pushim dhe të përgatitet për rifillimin e luftës.”
Ai shtoi: “Tani pyetja është nëse jemi gati të arrijmë një marrëveshje, siç sugjeron Presidenti Trump, apo jo.”
Peskov përfundoi duke thënë se nëse ukrainasit, në vend të një marrëveshjeje paqeje, synojnë vendime të përkohshme dhe jo praktike, atëherë Rusia vështirë se do të jetë e gatshme të marrë pjesë në këtë proces.
Këto deklarata u cituan nga agjencia e lajmeve Interfax.
