NASA: Katër astronautë kthehen në Tokë për shkak të problemeve shëndetësore
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) e Shteteve të Bashkuara njoftoi se katër astronautë janë larguar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe pritet të kthehen në Tokë më vonë gjatë ditës. Ky kthim i parakohshëm vjen si pasojë e një problemi mjekësor që ka bërë që misioni i tyre të përfundojë më herët se sa ishte planifikuar.
Sipas raportimeve të “Guardian”, në këtë që quhet si “evakuimi i parë mjekësor i kryer nga NASA”, astronautët amerikanë Mike Finke dhe Zina Cardman, së bashku me astronautët rusë Oleg Platonov dhe japonez Kimi Yui, po kthehen në Tokë pas pesë muajsh qëndrimi në hapësirë.
NASA gjithashtu ka konfirmuar se anëtari i ekuipazhit që është prekur nga problemi shëndetësor është në gjendje të qëndrueshme.
