Kurti kërkon vëmendje SHBA-së pas arrestimit të Maduros

Albin Kurti kërkon vëmendjen e SHBA-së edhe në rajonin tonë pas arrestimit të Maduros

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur operacionin e forcave amerikane në Venezuelë për arrestimin e Nicolas Maduros.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kurti thekson se “mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”. Ai gjithashtu kërkon më shumë vëmendje për rajonin tonë, ku sipas tij, “aktorë të caktuar” synojnë provokimin e situatës nëpërmjet veprimeve kriminale dhe terroriste.

Kurti është lideri i parë nga vendet e rajonit që përshëndet ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit:

  • Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.
  • Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.
  • Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.
  • Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.
Scroll to Top