Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Pas dështimit të zgjedhjes së nëntë kandidatëve të propozuar nga Lista Serbe, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, propozoi votimin për deputetin e dhjetë serb, Nenad Rashiç, për pozitën e nënkryetarit.
Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Ai mori 71 vota pro nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. 9 deputetë të Listës Serbe votuan kundër, ndërsa 24 deputetë, kryesisht nga PDK dhe AAK, abstenuan.