Lahuta Shqiptare, Zyrtarisht Pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s
Një nga vlerat më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, arti i të luajturit, të kënduarit dhe i ndërtimit të lahutës, është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të botës të UNESCO-s, për nevojë të mbrojtjes urgjente.
Ky lajm u bë publik nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai theksoi se ky arritje është rezultat i një procesi të gjatë kërkimor, i drejtuar nga grupi i studiuesve:
- Vaso Tole
- Shaban Sinani
- Rigers Halili
- Armanda Hysa
- Susane Ogge
