Lajpcigu ringjallet, dyta në Bundesligë, ndjek Bajernin

Bundesliga/ Lajpcigu ringjallet, mund rivalët direkt dhe vihet në ndjekje të Bajernit

Skuadra e RB Lajpcig këtë sezon duket se është kthyer në nivelet e saj të zakonshme të dekadës së fundit, duke u shndërruar sërish në protagoniste në zonën e sipërme të renditjes. Kjo vjen pas një sezoni të mëparshëm ku skuadra ishte larg çdo pretendimi.

Sot, ekipi i drejtuar nga Ole Verner ka dhënë një tjetër sinjal të rritjes së tij me një fitore bindëse 3-1 përballë rivalëve direkt të Shtutgartit, duke arritur të zërë vendin e dytë në klasifikim.

Autogoli i Shabo, dhe më pas golat e Diomand dhe Kardoso, i dhanë ekipit tre pikët që e ngjitën në vendin e dytë në klasifikim, pas krahëve të Bajern Mynih, të cilin e shohin si rivalin kryesor për titullin.

Rezultatet:

  • Haidenhaim-Eintraht Frakfurt 1-1
  • Mainc-Verder Bremen 1-1
  • RB Lajpcig-Shtutgart 3-1
  • St. Pauli-Borusia Mynshengladbah 0-4
  • Union Berlin-Frajburg 0-0

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top