Largimi i 5-të nga Flamurtari: Mesfushori Semi Bourard largohet

Erdhi me bujë, por iku pa zhurmë! Mesfushori është largimi i pestë nga Flamurtari.

Semi Bourard, mesfushori 30-vjeçar nga Belgjika, është lojtari i radhës që largohet nga Flamurtari. Pavarësisht se klubi nuk e ka zyrtarizuar ende mbylljen e bashkëpunimit, mungesa e tij në stërvitje flet shumë për këtë fakt.

Bourard konsiderohej një profil interesant, me një vlerë tregu prej 400 mijë eurosh. Ai ka dalë nga akademia e Anderlehtit dhe ka luajtur gjithashtu me kombëtaren U-18 të Belgjikës. Para se të vinte në Vlorë, ai luante për Otelul Galati në Rumani.

Pritej që eksperienca e tij në ligat e huaja të ishte një aset i rëndësishëm për Flamurtarin, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin.

Me largimin e Bourard, numri i lojtarëve që janë larguar nga Vlora arrin në pesë. Më parë, nga klubi u larguan Idriz Batha (pa debate), Kristinan Nunes, Jose Rodriguez dhe Heiderber Ramirez. Gjithashtu, kontrata e Bruno Telushit nuk u rinovua.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top