Igli Tare u shkarkua nga Milani të hënën, së bashku me drejtuesit e tjerë dhe trajnerin Massimiliano Allegri. Nga pronari Jerry Cardinale, vetëm Zlatan Ibrahimović nuk u pre në punë te Milani.
Ibrahimović, si këshilltar i Cardinale, rezultoi edhe më me influencë. Së bashku ata do të punojnë për ndërtimin e Milanit të ri. Të dhëna të ardura nga Italia ditën e djeshme tregojnë se Ibra nuk e preferonte drejtorin shqiptar. Kështu, Tare duket se u bë “armik” me personin me të vetmin që nuk duhej.
Fjalët e Ibrahimović rreth dy vite më parë rezultuan të vërteta. Ishte Zvonimir Boban, i cili para një ndeshje në Champions League mes Milanit dhe Liverpoolit, e pyeti suedezin për rolin e tij. Dhe Ibrahimović u përgjigj: “Komandoj unë, jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua.” Diçka e tillë duket se është bërë tashmë realitet.
