Leao largohet nga Milani? Fenerbahçe e mohon interesin

Rafael Leao, në pritje të largimit nga Milani, ka lënë të kuptohet kjo gjë përmes një deklarate dhënë për mediat në vendlindje. Futbollisti portugez ka shprehur qartë dëshirën për një ambient të ri dhe prej kohësh qarkullojnë zëra për klube të ndryshme të interesuara për të.

Një prej klubeve të interesuara është edhe Fenerbahçe, ku Hakan Safi, kandidat për president në zgjedhje, e kishte përfshirë fillimisht Leao-n në planet e tij. Megjithatë, Safi ka zbuluar se situata ka ndryshuar.

“E kam takuar në ditët e kaluara, por pas 10 minutash kuptova se nuk do të jetë sulmuesi ynë”, u shpreh ai në lidhje me portugezin. Lidhur me arsyet e këtij vlerësimi, Safi sqaroi: “Kërkuam dhe hetuam rreth tij”, tha ai.

Safi është takuar pak ditë më parë edhe me Paolo Maldinin, i cili e njeh mirë Leao-n. Ndërkohë, kandidati për president ka bërë të ditur se së shpejti në klub do të vijë një emër i njohur, me mediat që spekulojnë se bëhet fjalë për Vedat Muriqin.

“Ai do të vijë edhe nëse fiton Aziz Yıldırım”, pranoi Safi.

Scroll to Top