Zhegrova tani quhet Zerova, një dështim historik për Juventusin! Askush si ai që nga koha e Malakas
Edon Zhegrova ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha te Juventusi këtë sezon. Pasi u afrua me bujë si futbollisti që mund të bënte diferencën në krahun e djathtë, anësori i sulmit është kthyer në një zhgënjim absolut. Ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka dhënë asnjë asist këtë sezon, duke e kthyer atë në një periudhë për t’u harruar si për të, ashtu edhe për skuadrën.
Kjo situatë ka bërë që në një artikull të publikuar nga “Gazzetta Dello Sport”, ai të marrë nofkën “Zerova”. Kjo nofkë vjen nga krahasimi me të kaluarën e klubit, ku prej 15 vitesh nuk ishte parë një dështim i tillë sa u përket anësorëve të sulmit, të cilët përfundonin sezonin pa asnjë kontribut në formë golash.
Gazeta italiane kujton se një sezon kaq të dobët nuk e kishte përjetuar askush tjetër prej 15 vitesh. I fundit që kishte mbyllur pa asnjë gol ishte Horge Martinez, i njohur si Malaka, në sezonin kur Juventusi i drejtuar nga Delneri e mbylli kampionatin në vendin e 7-të.
Zhegrova u blerë nga Lillet për 14,3 milionë euro në fundin e merkatos së verës, por nuk ka lënë asnjë shenjë. Tashmë prej kohësh qarkullojnë zëra se ai është plotësisht jashtë planeve të trajnerit Spalletti.
Të njëjtat burime tregojnë se trajnerit nuk i pëlqejnë aspektet e treguara nga Zhegrova, siç janë:
- Prirja për të qëndruar gjithmonë në hapësirën e tij në krahun e djathtë.
- Kokëfortësia në pritjen e topit në këmbë.
- Paaftësia për të mbrojtur.
Andaj, nga Zhegrova, ai u kthye në Zerova. Nga një armë taktike, u shndërrua në një dështim. Në verë, largimi i tij drejt një tjetër destinacioni duket thjesht çështje kohe.
