Leopard sulmon për vdekje 4-vjeçarin në Indi

Tragjike! Leopard sulmon për vdekje 4-vjeçarin në Indi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një zonë rurale në Indi, ku një djalë katërvjeçar humbi jetën pas një sulmi nga një leopard pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportimeve lokale, incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, ndërsa gjyshja dhe babai i fëmijës po ushqenin kafshët. Fëmija ishte në hyrje të shtëpisë kur një leopard, që dyshohet se ishte fshehur aty pranë, e sulmoi papritur.

Gjyshja ndërhyri menjëherë duke u përpjekur ta shpëtonte nipin nga grabitqari. Megjithatë, plagët e rënda që i shkaktoi leopardi rezultuan fatale dhe fëmija ndërroi jetë pak më vonë.

Mësohet se nëna e djalit e kishte braktisur atë në moshë shumë të vogël, ndërsa ai ishte rritur nën kujdesin e gjyshes dhe babait të tij.

Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh mes banorëve të zonës, të cilët janë të preokupuar për praninë e leopardëve pranë vendbanimeve. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe eliminimin e leopardit që kreu sulmin.

Sipas autoriteteve, sulmet e leopardëve janë të shpeshta në këtë rajon. Deri më tani, katër leopardë janë kapur. Në fillim të dhjetorit, një grua e moshuar u vra në një sulm të ngjashëm në një fshat tjetër të zonës.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet dhe po shqyrtojnë masa shtesë për të parandaluar incidente të tjera dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Scroll to Top