Ligji për Barazi Gjinore hyn në fuqi në heshtje, kundërshtime

Skadon afati kushtetues, Begaj “miraton” në heshtje ligjin “Për barazinë gjinore”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kaluar në heshtje ligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”. Ligji u miratua në parlament më 6 nëntor me 77 vota pro dhe 36 kundër.

Afati kushtetues për firmën e presidentit skadoi pa dekretimin e tij, duke bërë që ligji të hyjë në fuqi “në heshtje”.

Përpara miratimit, pati kundërshtime të forta. Deputete të opozitës i bënë thirrje presidentit të mos e dekretonte, duke argumentuar se ligji cenon Kushtetutën dhe liritë themelore, si feja, edukimi dhe media. Gjithashtu, grupime fetare dhe shoqëri civile kritikuan disa nene të ligjit, duke i cilësuar si të papërshtatshme për familjen dhe traditat shqiptare.

Autoritetet që mbështetën ligjin argumentuan se ky hap është i nevojshëm për të harmonizuar legjislacionin me standardet ndërkombëtare dhe për të garantuar barazi gjinore në punë, arsim, përfaqësim dhe të drejta sociale.

Me “heshtjen” e presidentit dhe hyrjen në fuqi të ligjit, çështja konsiderohet e përfunduar në nivel institucional.

Scroll to Top