Pothuajse i padukshëm te skuadra, sa ka shpenzuar Napoli për çdo minutë të luajtur nga Lukaku
Napoli është gati të mirëpresë përsëri Romelu Lukakun. Sulmuesi, pas disa javësh qëndrimi në Belgjikë për të vazhduar në mënyrë të pavarur programin e tij të rikuperimit, është gati të kthehet në Castel Volturno. Atje do të takohet me trajnerin Antonio Konte para se të ribashkohet me skuadrën.
Megjithatë, sipas raportimeve nga qendra stërvitore e Napolit, nuk ka gjasa që ai të kthehet në fushë nga tani deri në fund të sezonit. Mungesa e Lukakut ka ndikuar ndjeshëm në sezonin e Napolit. Qendërsulmuesi është shfaqur në fushë vetëm gjashtë herë, pa asnjë paraqitje nga minuta e parë.
Ai ka bërë pesë paraqitje në ligë për një total prej 40 minutash dhe një në Ligën e Kampioneve për tetë minuta. Gjithsej, ai ka luajtur 64 minuta këtë sezon në të gjitha garat. Një kontribut praktikisht zero, i cili theksohet më tej kur krahasohet me pagën e lojtarit, 8 milionë euro bruto.
Një shumë e konsiderueshme, e cila, kur ndahet në 40 minutat e luajtura në ligë, përkthehet në 200,000 euro të shpenzuara nga Napoli për çdo minutë që Lukaku luajti. Kjo shifër përmirësohet ndjeshëm kur ndahet në totalin e 64 minutave që lojtari ka luajtur këtë sezon: 125,000 euro për çdo minutë të luajtur.
Këto shifra, sigurisht, na bëjnë të reflektojmë, veçanërisht duke pasur parasysh të ardhmen. PANORAMASPORT.AL
