Machado i dhuron Çmimin Nobel Paqes Trump

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, deklaroi se i ka “dhuruar” medaljen e Çmimit Nobel për Paqen Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit të tyre të zhvilluar sot.

Machado e përshkroi gjestin si simbolik, duke e krahasuar me një episod historik ku markezi Lafayette i dhuroi Simón Bolívarit një medalje me portretin e George Washingtonit. Sipas saj, ky veprim përfaqëson një njohje për “angazhimin e veçantë të Trump për lirinë” e Venezuelës.

Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën për ta fituar Çmimin Nobel për Paqen. Machado ia kishte dedikuar atij çmimin kur e fitoi vitin e kaluar. Megjithatë, Komiteti i Nobelit ka theksuar se Çmimi i Paqes nuk mund të transferohet.

Scroll to Top