Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze.
Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes. Lecornu kishte shprehur më parë dëshirën për t’u tërhequr, duke theksuar se “nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve”.
Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në platformën X (ish-Twitter): “E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit”.