VIDEO/ Maduro U Dërgon në Nju Jork, do të Përballet me Akuzat e Gjykatës për Narkoterrorizëm dhe Bashkëpunim me Organizatat Kriminale të Drogës
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar sot gjatë një operacioni të autoriteteve amerikane në territorin venezuelian dhe është transportuar drejt Shteteve të Bashkuara. Ai u kap në Karakasi nga forcat speciale të “Delta Force”.
Pasdite, Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë dërguar në Nju Jork. Ata kanë zbritur nga avioni në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Stewart të Nju Jorkut, të shoqëruar nga agjentë të DEA-s dhe FBI-së.
Ai pritet të dalë para Gjykatës Federale të Nju Jorkut, ku do t’i ngrihen akuza të rënda penale, që lidhen me trafik droge, pastrim parash dhe bashkëpunim me organizata kriminale ndërkombëtare.
Arrestimi i tij vjen pas një operacioni të drejtpërdrejtë amerikan në Venezuelë, mëngjesin e 3 janarit 2026.
